back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDhunoi administratorin e portalit online/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim autorin

Dhunoi administratorin e portalit online/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim autorin

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasin R.B. për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/1 dhe 25 i Kodit Penal. Viktimë e ngjarjes është administratori i portalit online ‘Pamfleti’, shtetasi Gj.Z.

Sipas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 6833, Prokuroria konstatoi se R.B., në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasin Gj.Z. Hetimet nisën pas referimeve nga Komisariati i Policisë nr. 3, pasi viktima u paraqit në Spitalin e Traumës me dëmtime në kokë, krah, buzën e poshtme dhe këmbët, duke mos kujtuar çfarë kishte ndodhur.

Pamjet filmike nga zona dhe dëshmia e një banori, i cili pa disa persona teksa godisnin Gj.Z. me shkop dhe largoheshin me një makinë të zezë, ndihmuan në identifikimin e automjetit të përdorur nga autorët.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka vendosur të çojë çështjen në gjyq, ndërsa hetimet për personat e tjerë të përfshirë vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat