Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbi 165 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve janë miratuar rreth 132 mijë aplikime, ndërsa u është refuzuar kërkesa mbi 33 mijë emigrantëve për shkak të gabimeve në aplikim apo mungesës së dokumentacionit.
Më së shumti janë refuzuar aplikimet nga Italia, ndjekur nga Greqia dhe Gjermania, për shkak të adresave të paqarta ose të gabuara, ndërsa numri më i lartë i kërkesave për regjistrim vjen nga emigrantët e qarkut të Tiranës dhe të Fierit.



