back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDialog i hapur me fermerët/ Rama premton përfshirje më të madhe në...

Dialog i hapur me fermerët/ Rama premton përfshirje më të madhe në vendimmarrje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim të hapur me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, me qëllim dëgjimin e problemeve dhe ideve të tyre, në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Gjatë takimit, Rama theksoi se gjatë kontakteve të mëparshme janë identifikuar çështje që shpesh kanë qëndruar jashtë vëmendjes së institucioneve, megjithëse janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e sektorit.

“Arsyeja për këtë takim është nevoja për të dëgjuar nga afër dhe në mënyrë të strukturuar sfidat dhe nevojat që lidhen me aktivitetin në zonat rurale,” u shpreh kryeministri. Ai theksoi se qëllimi është krijimi i një ure bashkëpunimi më të fortë dhe të vazhdueshëm midis institucioneve dhe komuniteteve bujqësore.

Rama nënvizoi rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe të detajuara në një ambient informal, që sipas tij ka munguar deri tani, duke premtuar se zëri i fermerëve dhe sipërmarrësve do të marrë më shumë peshë në vendimmarrjet dhe politikat e ardhshme.

Ky takim bëhet në një periudhë kur Shqipëria po përgatitet intensivisht për integrimin në Bashkimin Europian, ku zhvillimi rural dhe bujqësia pritet të jenë shtyllat kryesore të reformave dhe investimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat