back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDiaspora interes të lartë për votimet/  Deri tani mbi 8500 kërkesa

Diaspora interes të lartë për votimet/  Deri tani mbi 8500 kërkesa

Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në Diasporë.

Nga aplikimet e bëra, 1024 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 72.13% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

Kqz2

Nëse jetoni jashtë Shqipërisë, për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit duhet të aplikoni në këtë LINK

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat