back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Do e pësoj si Meta"/ Kryemadhi paralajmëron Berishën

“Do e pësoj si Meta”/ Kryemadhi paralajmëron Berishën

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka komentuar situatën aktuale të opozitës shqiptare gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, duke dhënë edhe një këshillë për kreun e PD, Sali Berisha.

Kryemadhi theksoi se opozita ka nevojë për përkushtim të sinqertë ndaj qytetarëve dhe për “zemër”, duke kritikuar politikanët që mendojnë më shumë për përfitime sesa për ndryshim politik. “Opozita do zemër. Nëse opozita mendon si të marrë leje ndërtimi, si të marrë tendera, si t’i zërë vendin Sali Berishës, atëherë nuk do vijë kurrë opozita në pushtet,” tha ajo.

Ajo sugjeroi që Berisha të shmangë gabimet që, sipas saj, kanë bërë edhe Ilir Meta dhe ajo vetë, duke u izoluar në “rrethin e miqve”: “Berisha, për mendimin tim, duhet të dalë jashtë rrethit. Nuk duhet të bëjë gabimin e Ilir Metës dhe timin, që u izoluam në rrethin e miqve tanë. Opozita duhet të dalë jashtë rrethit të miqve,” tha Kryemadhi.

Ish-kryetarja kritikoi gjithashtu pasivitetin e disa figurave opozitare. Ajo theksoi se mbështetja për Berishën në momentet e vështira ishte e kufizuar: “Miqtë të përdorin: kur prodhon pushtet japin jetën për ty, por kur ishte Berisha në arrest shtëpie i mblidheshin vetëm 50 veta poshtë dritares. Ata që nuk dalin në terren, japin një deklaratë në televizion dhe nuk bëjnë asgjë.”

Në përfundim, Kryemadhi i bëri thirrje Berishës të rishikojë rrethin e bashkëpunëtorëve dhe të analizojë listat e kandidatëve të përzgjedhur në zgjedhjet e fundit, duke nënvizuar nevojën për një opozitë më aktive dhe të lidhur me qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat