back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKokalari akuza të forta/ “Do merrem me Sali dhe Shkëlzen Berishën”

Kokalari akuza të forta/ “Do merrem me Sali dhe Shkëlzen Berishën”

Përplasjet brenda kampit opozitar vijojnë të thellohen, teksa aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar me tone të forta ndaj Adriana Kalase dhe drejtuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në një reagim publik, Kokalari e ka quajtur Kalane “zhgarravinë”, duke e akuzuar për publikimin e një fotoje të rreme dhe për shpifje, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, janë justifikuar këto veprime në emër të lirisë së fjalës.

Ajo ka theksuar se kandidatura e saj nuk do të jetë në dorë të figurave të tilla, duke përmendur edhe Gazment Bardhi, për të cilin u shpreh se “nuk e ka votuar njeri në asnjë pozicion aktual që mban”.

Më tej, Kokalari ka drejtuar kritika të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha, duke vënë në dyshim qasjen e tij politike dhe duke paralajmëruar përballje të drejtpërdrejtë.

“Unë do të merrem vetëm me dy personat që drejtojnë Partinë Demokratike, Sali Berishën dhe Shkëlzen Berisha. Dhe me ta do merrem si në Shqipëri ashtu dhe në DC”, shprehet ajo në reagimin e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat