back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Do t’i shkruaj Ramës”/ Berisha publikon dosjen e hakerimit të SPAK

“Do t’i shkruaj Ramës”/ Berisha publikon dosjen e hakerimit të SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se ka në dispozicion dokumente që, sipas tij, provojnë se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar hakerimin e sistemeve të SPAK-ut, me qëllim sigurimin e informacioneve sekrete, përfshirë të dhëna mbi arrestimin e Engjëll Agaçit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi Ramën si “autorin e vërtetë” të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, duke e quajtur ngjarjen “një fakt tronditës për shtetin e së drejtës”.

Sipas Berishës, në dosjen hetimore për hakerimin përmendet emri i kryeministrit. Ai citoi komunikime mes shtetasve Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, ku pretendohet se Rrokaj shprehet se do t’i shkruante “Ramës” për të përcjellë të dhëna të marra nga sistemet e SPAK-ut.

Berisha tha se nga këto komunikime “krijohet bindje e arsyeshme” se ndërhyrja në sistemet e SPAK-ut kishte për qëllim shpërndarjen e të dhënave te persona të tretë. Ai shtoi se, disa ditë më vonë, sipas të njëjtës dosje, është kërkuar informacion edhe për arrestimin e Engjëll Agaçit, duke u ngritur dyshime nëse ndaj tij kishte urdhër-arrest nga Antimafia italiane apo nga autoritete të tjera.

Ish-kryeministri pretendoi gjithashtu se personat e përfshirë kishin dijeni të brendshme mbi ndarjen e çështjeve dhe prokurorëve në SPAK.

Deri në këtë moment, nuk ka një reagim zyrtar nga kryeministri Edi Rama apo nga SPAK lidhur me akuzat e ngritura nga Berisha. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse këto pretendime janë pjesë e një hetimi zyrtar apo nëse provat e përmendura janë verifikuar.

Pjesa nga dosja:
Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto
që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK.

Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen:

“A mos e hapsha dot”. Më tej, Arnold Rrokaj
i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu qim ropt”.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të
hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim
dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.

Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për
arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë.
Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat