back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Doja të rikthehesha në PS”/ Arben Malaj zbardh prapaskenat

“Doja të rikthehesha në PS”/ Arben Malaj zbardh prapaskenat

Arben Malaj, ish-ministër dhe deputet i PS për disa mandate u shpreh në studion News24 se ka tentuar të rikthehet në strukturat e PS.

Malaj sqaroi se nuk ka qenë qëllimi i tij të kandidonte për deputet në 11 maj, por që të këshillonte në atë që ai e konsideron të rëndësishme për të mirën e vendit.

Ish-ministri socialist tha gjithashtu se ka dërguar edhe SMS, por shtoi se vetëofrimi i tij nuk është pranuar.

“Unë nuk kam asnjë ambicie për të qenë aktiv në politikë si deputet, por jam afruar edhe pse nuk është pranuar, që të shërbeja si këshilltar në PS.

Do të shërbeja kudo që strukturat të më thonin.

E kam thënë publikisht. Kam nisur edhe SMS intelektuale që jam i gatshëm të shërbej si këshilltar”, u shpreh Malaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat