back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Dokumentet në tavolinë, PD nuk njeh zgjedhjet"/ Berisha paralajmëron përballje të madhe

“Dokumentet në tavolinë, PD nuk njeh zgjedhjet”/ Berisha paralajmëron përballje të madhe

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijoi edhe sot me retorikën se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit.

Në një konferencë për media Berisha tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në fillimin e saj.

“Sot ka shqiptarë të dëshpëruar ka shqiptarë të zhgënjyer, por ka dhjetëra mijëra shqiptarë që janë gati të luftojnë për votën e lirë.

Mos kujtoj kush kurrë se një bandit si Edi Rama do mund të imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve durim se ne kemi dokumentet.

Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne me kallashnikov votën nuk e mbrojmë, por tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tillë, nuk pranojmë kurrë rezultat të tilla”, tha Berisha.

Fjala e kreut të PD-së:

Këto janë vetëm një pjesë.
Çdo ditë ne do u paraqesim shqiptarë me betimin solemn se kurrë këto zgjedhje nuk do pranohen.
Me besimin e plotë se sot ka shqiptarë të dëshpëruar.
Sot ka shqiptarë të zemëruar.
Sot ka shqiptarë të zhgënjyer.
Por sot përsëri ka dhjetëra mijëra shqiptarë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë.
Dhe kjo luftë do fillojë.
Të mos kujtojë kush kurrë se një kriminel si Edi Rama, një kryehajdut i këtij kombi si Edi Rama, një kryebandit i këtij kombi si Edi Rama, do mund t’u imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë, atyre që i besojnë lirisë.
Dhe këto janë fillimi.
Edhe njëherë u them shqiptarëve, durim se ne kemi dokumentet.
Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj.
Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë.
Por, tani lufta fillon.
Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla.
Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë.
Çdo ditë këtu do njiheni.
Ka farsë më të turpshme se kjo?
Do sjell prapë. Shqiptarët do mësojnë, diaspora do mësojnë se çfarë kanë bërë horrat e narkoshtetit me votimin e tyre.
Dhe natyrisht duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë.
Ky regjim duhet të luftohet në çdo skaj të këtij vendi dhe në çdo skaj të botës.
Ky regjim poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër.
Ata që mendojnë se mund të imponojnë një farsë të tillë shqiptarëve, gabohen rëndë.
Ne jemi këtu për ta dokumentuar atë, por ne do qëndrojmë me çdo çmim për të vërtetën dhe mbrojtjen e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat