back to top
22.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja Berisha–Malltezi, lëvizje në GJKKO: Elsa Ulliri kërkon të largohet

Dosja Berisha–Malltezi, lëvizje në GJKKO: Elsa Ulliri kërkon të largohet

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka reaguar sot ndaj lajmeve që qarkullojnë në media për një dorëheqje të mundshme të gjyqtares Elsa Ulliri nga gjykimi i çështjes penale që përfshin ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë, në dosjen e njohur si “Partizani”.

Në një njoftim zyrtar, GJKKO thotë se çdo informacion i verifikuar lidhur me një kërkesë dorëheqjeje nga ana e gjyqtares Ulliri do të bëhet publik në seancën e radhës, që është caktuar për 21 korrik 2025, ora 10:30.

“Lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të radhës, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje,” – thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat, me porosi të zëvendëskryetarit të gjykatës, z. Erjon Bani.

Burime pranë gjykatës kanë bërë me dije se gjyqtarja Elsa Ulliri ka dorëzuar prej 10 ditësh një kërkesë për të hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje, me argumentin se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri, çka mund të përbëjë konflikt interesi.

Megjithatë, gjykata nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e kësaj kërkese, duke theksuar se të gjitha zhvillimet do të bëhen transparente në seancë publike.

Çështja “Partizani” ka ngjallur interes të lartë publik dhe mediatik, për shkak të figurave të përfshira, ndërkohë që çdo lëvizje në procesin gjyqësor po ndiqet nga afër nga opinioni publik dhe aktorët politikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat