back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja e AKSH-it/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së

Dosja e AKSH-it/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për disa persona nën hetim, mes tyre zyrtarë të AKSHI-t dhe Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar për mediat, Prokuroria e Posaçme (SPAK) më 17 dhjetor 2025 ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve për caktimin dhe vazhdimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erjon Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendim të datës 18 dhjetor 2025, ka vendosur vijimin e masave të sigurisë për shumicën e të hetuarve.

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe për Hava Delibashin. Të dyja do të vijojnë të qëndrojnë në këtë masë në bazë të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Për shtetasin Erjon Ismaili, gjykata ka vendosur vazhdimin e masës “pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, ndërkohë që ka revokuar masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit ndaj tij.

Ndërkohë, masat e ndalimit të daljes jashtë shtetit janë lënë në fuqi për shtetasit Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, në zbatim të nenit 233 të Kodit të Procedurës Penale.

Hetimet e SPAK lidhen me dyshime për shkelje të rënda ligjore dhe abuzime me detyrën, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi akuzat konkrete. Çështja mbetet në fazë hetimore, ndërsa priten zhvillime të tjera në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat