back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja e Bankers/ GJKKO shfryen hetimet e SPAK-ut

Dosja e Bankers/ GJKKO shfryen hetimet e SPAK-ut

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasin Hongping Xiao, duke e kaluar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor më 7 janar 2026 nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura më 21 tetor 2025 nga shtetasit Hongping Xiao dhe Lianyi Wang, të cilët kishin kërkuar informacion mbi ecurinë e procedimit penal dhe zëvendësimin e masave të sigurisë ndaj tyre.

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Hongping Xiao, duke zëvendësuar masën “arrest në burg”, të caktuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me masën “arrest në shtëpi”. Po ashtu, u urdhërua që Xiao të mos largohet nga banesa e tij dhe të lirohet menjëherë nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale apo vendim tjetër dënimi.

Ndërkohë, Gjykata rrëzoi kërkesën e shtetasit Lianyi Wang, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij.

Gjithashtu, GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e vendimit.

Kundër këtij vendimi mund të paraqitet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat