back to top
31.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Inceneratorët” zvarritet/ Hetimet për Arben Ahmetajn “ngecin” në Zvicër

Dosja “Inceneratorët” zvarritet/ Hetimet për Arben Ahmetajn “ngecin” në Zvicër

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të shtyjë për herë të katërt hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me dosjen e inceneratorëve të Elbasanit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se afati i hetimeve është zgjatur edhe me tre muaj të tjerë, deri më 23 shtator 2025, për shkak se ende nuk kanë mbërritur të gjitha përgjigjet e letërporosive të dërguara në Zvicër, një ndër vendet kyçe në hetimin për pasuritë e dyshuara të ish-zyrtarit të lartë.

Arben Ahmetaj vijon të hetohet në mungesë, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, por ai ndodhet jashtë Shqipërisë. SPAK e akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë në kuadër të procedurave dhe vendimeve që lidhen me inceneratorin e Elbasanit.

Në këtë hetim janë përfshirë edhe ish-bashkëshortja dhe bashkëjetuesja e Ahmetajt, të cilat po hetohen për akuzën e pastrimit të parave, ndërsa më herët janë vendosur sekuestro mbi disa pasuri, përfshirë prona dhe llogari bankare.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy vjet nga nisja e hetimeve, çështja ndaj Ahmetajt ende nuk ka përfunduar. SPAK ka deklaruar se zgjatja e fundit është thelbësore për të përmbyllur me prova të plota dosjen, duke theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar për rastet e pasurive jashtë territorit shqiptar kërkon kohë dhe procedura të zgjatura.

Për momentin, mbetet në pritje të përgjigjeve nga autoritetet zvicerane dhe përfundimi i hetimeve do të jetë një test i rëndësishëm për ecurinë e çështjeve të profilit të lartë që trajton SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat