back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaDowning Street: Mbështetja e Britanisë për Ukrainën mbetet e palëkundur

Downing Street: Mbështetja e Britanisë për Ukrainën mbetet e palëkundur

Zyra e Kryeministrit britanik në Downing Street ka konfirmuar se Kryeministri Keir Starmer ka zhvilluar biseda telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas bisedimeve të mbajtura në Alaskë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Starmer iu bashkua një telefonate këtë mëngjes, së bashku me liderë të tjerë evropianë të vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutua për ecurinë e përpjekjeve diplomatike për paqe në Ukrainë.

Sipas Downing Street, Kryeministri britanik pritet të zhvillojë së shpejti edhe një raund tjetër bisedimesh me liderët evropianë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat