back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetDrejtësi me regji/ Këlliçi: SPAK po e lë të lirë Veliajn të...

Drejtësi me regji/ Këlliçi: SPAK po e lë të lirë Veliajn të manipulojë provat

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka akuzar SPAK-un se po le të lirë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, me qëllim që të manipulojë provat,

Ai ka bërë thirrje për protest të premten, ora 11.00 te Bashkia, që ndryshe Këlliçi e quan selian e 5D-së.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Ditët e fundit të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme për Luftën Kundër Krimit dhe Korrupsionit, njoftoi zyrtarisht se kishte nën hetim kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, Erion Veliajn.

Prej pothuaj 2 vitesh, kam depozituar disa kallëzime të shoqëruara me mijra faqe dokumente autentike dhe prova të pakontestueshme, të cilat faktojnë korrupsionin e Erion Veliajt me tenderat në Bashkinë Tiranë, inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe kompaninë famoze 5D, të 5 drejtorëve të bashkisë.

Emisioni investigativ “Plug” në SYRI TV, faktoi katërcipërisht lidhjet okulte se si Erion Veliaj me paratë e George Soros ka influencuar dhe kapur institucionet e drejtësisë së re.

Po në atë emision është faktuar se si OJF-ja BYLA, e cila në vitin 2002 themeloi lëvizjen Mjaft, merrte para publike nga Bashkia Tiranë në vitin 2023 dhe i kalonte ato për llogari të familjarëve të Erion Veliajt.

I rikthehemi edhe njëherë deklaratës zyrtare të SPAK të cilën e shihni në ekran.

Citoj: Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin, se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, por edhe për veprat penale si: korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje e të ardhurave.

Të nderuar qytetarë,

Kolegët e Erionit në SPAK, njoftojnë qytetarët shqiptarë se kanë dalë tashmë në konkluzion se kreu i 5D, Erion Veliaj, ka kryer 4 vepra penale, por kolegët e tij sigurisht nuk marrin masë ndaj Veliajt, por e lënë atë të lirë në mënyrë që të shkatërrojë dhe manipulojë provat, e mbi të gjitha po i lënë kohë të mjaftueshme që ai të sigurojë azilin politik, me justifikim se Nesti Rama po e linçon, për shkak se ky ishte pasardhësi i dizenjuar i liderit global dhe mikut të ngushtë të Charles McGonigal, Edi Rama. 

Kjo është prova e radhës që i fakton shqiptarëve që kjo është një drejtësi me regji.   

Ndaj gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës t’i bashkohen thirrjes së PD për të protestuar para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që sot formalisht duhet bashkia Tiranë, ditën e premte, datë 10 janar, ora 11:00.

Bashkë do ia dalim.  

Ju faleminderit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat