Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku tha se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende evropiane.
Sipas saj është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021dhe që është aplikuar.
Më tej Balluku deklaroi se gjatë muajit gusht janë krijuar fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga fundjava duke nisur nga e premtja deri të hënën në mëngjes.
“E kemi hedhur për konsultim duke shtuar disa elementë të tjerë lidhur me kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin.
Praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane, Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek. Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë”, ka thënë Balluku.



