Drenusha Latifi ka qenë për më shumë se dy muaj në Big Brother VIP Kosova 3.
Në një intervistë dhënë për Kosova Today, ajo tregon se pas daljes vajza e saj nuk ka qenë mirë pasi nuk ka mundur t’i përballoj disa situata të ndodhura.
Ajo thotë se për këtë i është dashur ta çoj edhe te psikolog, në mënyrë që t’i tejkalojë këto.

E krejt kjo duket se u bë nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh, i cili nuk i ka lejuar fëmijët që të shkojnë te nëna e Drenushës.
“Vajza kur jam dal prej Big Brotherit nuk ka qenë hiç mirë dhe vazhdon mos me qenë mirë, e kam pasur te psikolog. Ka përjetuar shumë gjëra që nuk ka mundur t’i përballoj mostakimi me nënën tem, mos-takimi me mua, lënia jashtë shkollës vetë. Një papërgjegjësi shumë e madhe ndaj një prindit që e ka krijuar duke pasur mundësi që t’i lë te nëna ime, duke pasur mundësi t’i lë te familja ime”, tha Latifi.

Ish-banorja tutje shtoi: “Në çdo formë i ka kushtëzuar fëmijët mos me qenë në praninë e askujt nga familja ime”.
Drenusha dhe Atilla vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë, ndonëse këto kohë qenë shumë të diskutuar në media e shtypin rozë.