back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDumani, mesazh Ahmetajt/ "I mirëpritur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë"

Dumani, mesazh Ahmetajt/ “I mirëpritur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës plenare në Kuvend iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Prokurori theksoi se SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve, ku disa kanë vendime të formës penale të prerë, ndërsa të tjerët janë në proces hetimi.

“Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende Veliajn, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Ai është person në kërkim, por nëse dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur,” tha Dumani.

Ai shtoi se për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, procedimet penale kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe kualifikimi ligjor i dhënë nga SPAK është konfirmuar si i drejtë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat