Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës plenare në Kuvend iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Prokurori theksoi se SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve, ku disa kanë vendime të formës penale të prerë, ndërsa të tjerët janë në proces hetimi.
“Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende Veliajn, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Ai është person në kërkim, por nëse dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur,” tha Dumani.
Ai shtoi se për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, procedimet penale kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe kualifikimi ligjor i dhënë nga SPAK është konfirmuar si i drejtë.



