back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale“Durrësi, skenë e krimit”/ Banorët protestojnë pas përmbytjeve

“Durrësi, skenë e krimit”/ Banorët protestojnë pas përmbytjeve

Situata në Durrës është tensionuar pasditen e kësaj të enjteje, ku dhjetëra banorë të prekur nga përmbytjet janë ngritur në protestë dhe kanë marshuar drejt Bashkisë së qytetit. Protestuesit shprehin revoltën ndaj institucioneve vendore, duke i konsideruar përmbytjet si pasojë të keqmenaxhimit dhe neglizhencës ndër vite.

Sipas raportimeve, situata është bërë e nxehtë përpara godinës së Bashkisë, pasi një pjesë e protestuesve, të shoqëruar edhe nga deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e institucionit.

Protesta nisi me thirrje të forta si “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e emergjencës”, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe përgjegjësi për situatën e krijuar.

Sipas tyre, përmbytjet nuk janë thjesht pasojë e kushteve atmosferike, por rezultat i mungesës së investimeve, pastrimit të kanaleve kulluese dhe menaxhimit të dobët nga ana e Bashkisë.

Forca të Policisë ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat