Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme të Nikolla Hafësllarit dhe të personit të lidhur, Erjol Mekshi. Hafësllari akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Sipas njoftimit të SPAK, pasuritë e sekuestruara përfshijnë:
Dy garazhe në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë;
Një automjet tip Audi A6, viti i prodhimit 2005;
Dy apartamente po në rrugën “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.
SPAK bën me dije se për ekzekutimin e këtij vendimi janë angazhuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësues të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Hetimet ndaj Hafësllarit dhe Mekshit vijojnë, ndërsa sekuestrimi i pasurive synon sigurimin e aseteve deri në përfundimin e procedimeve penale.



