back to top
2.5 C
Tirana
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaZgjedhja e kreut të SPAK/ Ambasadori gjerman “zbret” në KLP

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Ambasadori gjerman “zbret” në KLP

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Andreas Bergner, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, dhe anëtarët e Këshillit.

Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane, gjatë takimit Bergner nënvizoi rolin kyç të KLP-së në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në vend. Ai shprehu vlerësim për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi anëtarët të kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi dhe vetëdije.

Ambasadori theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së pasardhësit të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK.

“Nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që ky kurs të vazhdojë. Ne kemi besim se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet vetëm nga përgatitja profesionale dhe integriteti i kandidatëve,” u shpreh Bergner.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat