back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDy ditë seancë/ Shtyhet sërish vendimi për Veliajn

Dy ditë seancë/ Shtyhet sërish vendimi për Veliajn

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi.

Seancën e sotme e cila zgjati më shumë se 3 orë, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kundërshtoi provat dhe akuzat e reja të SPAK.

Veliaj pretendoi se SPAK e kishte përgjuar në bisedat telefonike me djalin e tij dhe familjarët ku interesohej për intervistat në media. Gjithashtu, Veliaj kërkoi që seanca e tij në Apel të zhvillohej me praninë e medias.

Prokuroria e Posaçme kërkoi vazhdimin e arrestit me burg për Veliajn, ndërsa avokatët e kryebashkiakut ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat