back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetDyshime për vjedhje votash/ Alibeaj, Alimehmeti dhe nëntë kandidatë të tjerë kërkojnë...

Dyshime për vjedhje votash/ Alibeaj, Alimehmeti dhe nëntë kandidatë të tjerë kërkojnë pamjet e numërimit nga KQZ

11 kandidatë kanë ngritur pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Ata i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesë për të marrë pamjet filmike të numërimit.

Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut. Edhe kandidatja e PS, Blerina Gjylameti, në garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, e cila kryeson me 69 vota deri tani.

Shkëlzim Shehu, kandidati demokrat në Kukës ka kërkuar gjithashtu pamjet filmike, të cilit Isuf Çela i mori mandatin me votën e diasporës. Xhemal Qefalia në Tiranë, i cili u mund me një diferencë të vogël nga Ornaldo Rakipi. Edhe kandidatja e PD në Durrës Ilirjana Kuçana ka kërkuar pamjet filmike.

Vetë partia Djathtas 1912 kërkon pamjet, kandidati i Koalicionit Euroatlantik Rajmond Dervishi në Tiranë, Etilda Gjonaj e PS në Tiranë, Altin Goxhaj i PD në Tiranë, Aulon Kalaja i PD në Durrës, të cilin e mundi Arjan Ndoja si edhe Frrok Gjini i PS në Shkodër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat