back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia"E mbylla muhabetin tënd"/ Mesazhet në "Sky Ecc" që "dogjën" ish-deputetin Jurgis...

“E mbylla muhabetin tënd”/ Mesazhet në “Sky Ecc” që “dogjën” ish-deputetin Jurgis Çyrbja

Janë zbardhur disa prej mesazheve në SKY ECC që Mond Çekiçi, krahu i djathtë i Plaurent Dervishajt, ka shkëmbyer me ish-deputetin e PS

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili është i arrestuar.

Hetuesit mësohet se kanë gjetur disa biseda në aplikacionin “SKY Ecc”, ku Edmond Koçi, i ekzekutuar pranverën e 2021 dhe Altin Hajri, kërkojnë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën e deputetëve për zgjedhjet. Nga dosja, janë zbardhur disa prej mesazheve në “SKY Ecc” që Mond Çekiçi, krahu i djathtë i Plaurent Dervishajt, ka shkëmbyer me ish-deputetin e PS, Jurgis Cyrbja në mars të 2021.

Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.

Jurgis Çyrbja, i kthen përgjigje: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.

Sipas news24, një tjetër person, ende i paidentifikuar nga SPAK, komunikon me Çyrbjan e ndër të tjera i shkruan:

Me pranga në duar, publikohet për herë të parë momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja

I paidentifikuar: “Mos humbim qetësinë, po të punojmë fort. Ishalla ndërrojnë mendje C me GJ. I thashë duam J. Po duhet qetësi, po të punojmë fort se u ngjan C dhe GJ sikur krijojmë përçarje”.

Gjatë kohës që negociohet për të zhvendosur emrin e Çyrbjas në listë, në telefonin e këtij të fundit nga i shumëkërkuari Altin Hajri mbërrin lista me emrat e kandidatëve ku emri i deputetit ishte i 7. Hajri i shkruan Çyrbjas, dhe i thotë se Çekiçi duke nënkuptuar Edmond Koçin është dakord, ndërsa do të fliste me Lentin, që sipas SPAK është Plarent Dervishaj.

Në listën që më pas Partia Socialiste dërgoi në komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi se emri i Jurgis Çyrbjas ishte renditur i treti. Ish-deputeti u arrestua në 20 tetor nga SPAK, tre ditë pasi kishte dorëzuar mandatin. Ai është nën hetim për korrupsion zgjedhor dhe dy akuza të tjera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat