back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëMercedes zbulon prototipin e makinës më të fundit elektrike, modelin CLA

Mercedes zbulon prototipin e makinës më të fundit elektrike, modelin CLA

Mercedes-Benz tregoi prototipin më të fundit plotësisht elektrik CLA duke ndarë disa detaje lidhur me prodhimin e tij që fillon në 2025.

CEO i grupit Mercedes-Benz, Ola Kallenius, paraqiti një tur të makinës ku ai flet për asistentin e ri AI përmes një video publikuar nga prodhuesi i makinave.

CLA-ja është e kamufluar njësoj si modeli i zbuluar në Shtator, por tani konsumatorët potencialë kanë një pamje të versionit final të logos së Mercedes, fenerët të rij dhe një pamje të shkurtër në brendësi të saj.

Mercedes-Benz thotë se shumica e teknologjisë në konceptin EQXX zbuluar në 2022 është inkorporuar në CLA.

Kallenius thotë se CLA nis një epokë të re automjetesh të Mercedes me platformën më të fundit Mercedes Modular Architecture ose MMA. Mercedes-Benz tregoi për herë të parë konceptin CLA vitin e kaluar dhe shumica e veçorive të paralajmëruar kanë mbërritur tek prototipi.

Interesant është fakti se prodhuesi i makinave ka përfshirë një version hibrid me motor me djegie të brendshme. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat