back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“E papranueshme”/ Olsian Çela kritika prokurorëve: Ankohen nëpër ambasada për vendimet e...

“E papranueshme”/ Olsian Çela kritika prokurorëve: Ankohen nëpër ambasada për vendimet e Apelit

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, ka shprehur kritika të forta ndaj një pjese të prokurorëve të Shkallës së Parë, duke i akuzuar se po shkelin kufijtë institucionalë përmes ankesave që i dërgojnë ambasadave dhe institucioneve të huaja.

“Kemi raste ku prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendime të Apelit. Kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendos Apeli. Bëjnë letër dhe i drejtohen institucioneve e ambasadave ku ngrenë çështje që lidhen me ligjshmërinë e gjykatave të Apelit. Është e papranueshme dhe e pakonceptueshme,” – deklaroi Çela.

Sipas tij, një pjesë e prokurorëve, sidomos ata më të rinjtë, nuk e kuptojnë ende rolin dhe kufijtë e funksionit të tyre në sistemin e drejtësisë.

“Kjo ndodh sepse është ngritur një sistem ku prokurorët, sidomos ata të rinj, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit,” – shtoi ai.

Çela kritikoi gjithashtu edhe një praktikë të vendosur nga Gjykata e Lartë, e cila, sipas tij, po e ngatërron hierarkinë dhe funksionimin normal të Prokurorisë.

“Për t’i hedhur benzinë zjarrit kemi praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë, e cila thotë se prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli,” – u shpreh Kryeprokurori i Përgjithshëm.

Në fund të fjalës së tij, Çela theksoi se vetëm gjatë këtij viti janë 38 çështje që janë përfaqësuar nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat