back to top
24.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuSportiEksperimenti i dështuar me trajnerin italian te Kombëtarja U-17

Eksperimenti i dështuar me trajnerin italian te Kombëtarja U-17

Eksperimenti me trajnerit italian, Andrea Tedesko, nën drejtimin e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, rezultoi një dështim.

40-vjeçari ishte një “bast” i drejtorit teknik Fulvio Pea, që për fat të keq, la për të dëshiruar. Paraqitja zhgënjyese e kuqezinjve në Europianin e 17-vjeçarëve, me 0 pikë, 12 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar, si loja pa ide, në 3 duelet e luajtura, e rëndojnë ndjeshëm pozitën e trajnerit Tedesko.

Italianit i mbaronte kontrata pas përfundimit të Europianit, teksa gjasat janë që kuqezinjtë të mendojnë për një trajner të ri për Kombëtaren e 17-vjeçarëve.  Një zhgënjim ky që rëndon më se shumti te drejtori teknik i Kombëtares shqiptare, Fulvio Pea.  

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat