back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFondet e rindërtimit/ "Emiriana Sako drejt burgut"

Fondet e rindërtimit/ “Emiriana Sako drejt burgut”

Zyrtari i Partisë Demokratike në Durrës, Orest Berberi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetares së bashkisë Emiriana Sako, duke deklaruar se ajo “po shkon drejt burgut” për shkak të hetimeve mbi fondet e rindërtimit dhe abuzimet me detyrën.

Sipas Berberit, denoncimet e njëpasnjëshme të PD-së kanë bërë që edhe SPAK, madje edhe kryeministri Edi Rama, ta “lënë Sakon në dorë të drejtësisë”.

“Familjet e dëmtuara nga tërmeti janë lënë në mes të katër rrugëve. Shumë prej tyre nuk kanë marrë ende bonus qiraje dhe nuk dinë ku kanë përfunduar paratë që u takojnë,” – u shpreh Berberi, duke akuzuar bashkinë për mungesë transparence.

Ai tha se PD ka publikuar prova dhe dokumente që sipas tij tregojnë qartë se interesat e pushtetit socialist në Durrës “nuk lidhen me qytetarët, por me xhepat e tyre dhe me klientelën”.

Berberi kërkoi hetim të menjëhershëm për atë që e quan “vjedhja e pronave të TID Durrës”, duke theksuar se faktet e publikuara deri më tani janë të mjaftueshme për të nisur procedurat për korrupsion.

Ai përmendi gjithashtu edhe aferën “Eco Park”, të cilën e cilësoi “vjedhje galopante vetëm një javë pas tërmetit të 26 nëntorit”.

Duke e konsideruar Sakon si “marionetë të Vangjush Dakos dhe kukull të Edi Ramës”, Berberi deklaroi se funksioni i saj politik ka përfunduar dhe se tashmë “ajo nuk u nevojitet më”.

Në mbyllje, ai u shpreh i bindur:
“Emiriana Sako do të shkojë në burg dhe ajo ditë është e afërt.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat