Policia e Fierit ka vënë 15 persona në hetim pas protestës së thirrur nga PD, pasi bllokuan qarkullimin në rrethin e Levanit. Mes personave të vënë në hetim, është edhe deputeti Luan Baçi.
Me anë të një postimi në rrjete sociale ka publikuar edhe një listë me emra të protestuesve që sipas tij janë shoqëruar dhe pyetur në polici, ndërsa i kërkon policisë të mos provokojë dhe “të luaj me zjarrin”.
Postimi i Luan Baçit:
Drejtoria e Policisë Fier, ka “publikuar” (në fakt e siguruam konfidencjalisht) listën e anëtarëve dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kanë filluar shoqërimet dhe presionet ndaj tyre!
Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!
I bëj thirrje policisë së pushtetit të Ramës, drejtuesit vendor të policisë në Fier, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta në Levan ishte e ligjshme dhe nuk ka ndodhur asnjë incident. Shumë qytetarë që qarkullonin në rrugë u bashkuan me protestën dhe shpërndarja u bë qetësisht!
Në qoftë se ndaloni demokratët dhe bëni presion mbi ta atëherë protesta do të zhvendoset te drejtoria e policisë, ose ne, ose ju!