back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetGazetarja: Ahmetaj do vij të dëshmojë në SPAK/ Ish-zv.kryeministri reagon nga arratia

Gazetarja: Ahmetaj do vij të dëshmojë në SPAK/ Ish-zv.kryeministri reagon nga arratia

Gazetarja Anduena Llabani thotë se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova.

“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vijë në Shqipëri dhe të dëshmojë.

Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar.

Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente, video, prova të pakontestueshme.

Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,- tha Llabani.

Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now”, ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.

“Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar”, është shprehur Ahmetaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat