Era Istrefi është parë së fundmi në shoqërinë e Elenës, motrës së Rita Orës, gjatë një mbrëmjeje të këndshme në Londër.
Dyshja ka ndarë një moment të relaksuar, me Erën e ulur në një divan dhe me një pije në dorë, duke dëshmuar miqësinë e tyre të ngushtë.
Takimi i tyre duket se ka ndodhur për shkak të qëndrimit të Elenës në Londër kohët e fundit, qyteti ku edhe banon Era.

Një “girls night” mes tyre ka qenë rasti ideal për të kaluar kohë së bashku, duke biseduar dhe shijuar momente të qeta larg angazhimeve profesionale.
Elena Ora ka ndarë një foto nga kjo mbrëmje në Instagramin e saj, duke konfirmuar edhe më shumë raportin e afërt mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që Era dhe Elena shihen së bashku, pasi ato kanë ndërtuar një miqësi të gjatë mes tyre.
Ndërkohë, të dyja motrat Ora dhe Era Istrefi janë të njohura për sukseset e tyre në muzikë dhe modë, duke qenë emra të rëndësishëm në industrinë ndërkombëtare të argëtimit.