back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetErion Braçe kritikon ministrat/ “Disa vegjetojnë, duhet të japin llogari”

Erion Braçe kritikon ministrat/ “Disa vegjetojnë, duhet të japin llogari”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në kritika ndaj qeverisë dhe ministrave gjatë një interviste për News24, duke theksuar se disa prej tyre “vegjetojnë” dhe duhet të jenë më të përgjegjshëm.

Braçe u shpreh se roli i tij, si pjesë e maxhorancës, është të jetë një “pasqyrë” e qeverisë dhe të shprehë kritikat kur është e nevojshme.

“Një ministër që vegjeton, pse mos të vihet para pasqyrës për t’i thënë: ‘Ej, po fle. Ej, lëviz’. Do e bëja për veten time dhe për qeverinë. Ka njerëz që nuk e mendojnë këtë. Ka shumë gjëra që thuhen pas teje,” – tha Braçe.

Deputeti shtoi se qeveria duhet të jetë me këmbë në tokë, duke u fokusuar te zgjidhja e problemeve reale të qytetarëve dhe jo të jetë e largët nga realiteti.

“Qytetarët nuk duan të dinë nëse ti e ke mirë me qeverinë tënde, ata duan zgjidhje të problematikave. Qeveria duhet të jetë me këmbë në tokë, jo me krahë në ajër. Kur shoh se krahët janë në ajër, jo për të fluturuar, por për të dalë nga realiteti, duhet ta bëjë dikush këtë gjë, që të biem me këmbë në tokë,” – tha Braçe.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur brenda Partisë Socialiste po shtohen zërat kritikë për performancën e disa ministrave dhe efikasitetin e qeverisë në përgjithësi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat