back to top
26.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizEva Longoria dhuron 1 milion dollarë, për të prekurit nga zjarri në...

Eva Longoria dhuron 1 milion dollarë, për të prekurit nga zjarri në Los Anxhelos

Eva Longoria ka rritur donacionin e saj për të ndihmuar në rikuperimin nga zjarret në Los Angeles, duke e çuar shumën nga 50,000 në 1 milion dollar (974 mijë euro).

Donacioni do të mbështesë Fondacionin e Komunitetit Latino dhe Fondacionin e Komunitetit të Kalifornisë, të cilat po punojnë për rikuperimin e komuniteteve të prekura nga zjarret masive.

Aktorja do të shfaqet këtë të martë në “Jenna & Friends” për të folur më shumë për donacionin dhe do të vullnetarizojë në Los Anxhelos  me organizatat si Global Empowerment Mission dhe World Central Kitchen.

Longoria ka shprehur dhe mbështetje për punëtorët thelbësorë të prekur nga zjarret, duke dhuruar gjithashtu deri në 50,000 dollarë për organizatën “This is About Humanity”.

Në një postim emocionues, ajo theksoi se zemra e saj është e thyer për qytetin e Los Angeles dhe ka inkurajuar të tjerët të kontribuojnë për të ndihmuar ata që kanë humbur gjithçka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat