Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjesti ka folur me Egli Takon për lidhjen që kishte në Big Brother VIP Kosova 3 me Xheneta Fetahun. Ai thotë se ka pasur ndjenja për të dhe se për aq pak sa kanë qenë bashkë e ka dashur.
Këngëtari u shpreh se u lëndua shumë dhe është prekur vazhdimisht për situatat që u krijuan.
Thjesht kam qenë i lidhur me të. Kam pasur ndjenja për të, e kam dashur. Aq kohë sa kemi ndenjur s’kam mundur pa të. Jam lënduar për një gjë më të vogël. Jam prekur shumë. Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj.
I pyetur nëse e ka mbaruar lidhjen, Gjesti iu drejtua shkurt Eglit: “Është mbyllur çdo send”.
Një lidhje e shkurtër, dy-tre muaj, pa marrë parasysh kryhet edhe shpejt. Unë mendoj kështu. Po. Unë po i kam mbyllur gjërat. Brenda u kry çdo send. E di shumë mirë.



