back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaFalsifikonte akte në emër të kolegëve/ Prokuroria pezullon noteren

Falsifikonte akte në emër të kolegëve/ Prokuroria pezullon noteren

Një notere në Fier është pezulluar nga detyra pas një hetimi të Prokurorisë, e cila e dyshon për falsifikim dokumentesh noteriale dhe hartim aktesh në emër të noterëve të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar dhe ka marrë masën e pezullimit nga detyra ndaj noteres A.H., e cila akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Hetimet kanë dokumentuar disa raste ku A.H., me dashje dhe në mënyrë të përsëritur, ka falsifikuar akte noteriale, duke paraqitur rrethana të rreme, si edhe duke hartuar dokumente në emër të tre noterëve të tjerë — M.P., D.L. dhe E.C. — të cilëve u ka falsifikuar nënshkrimet dhe vulat. Po ashtu, ajo akuzohet se ka kryer veprime noteriale në mungesë të palëve, praktika e ndaluar me ligj.

Përveç pezullimit nga detyra, gjykata ka vendosur për A.H. edhe masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, si pjesë e hetimeve në vijim.

Prokuroria e Fierit thekson në njoftim se mbetet e angazhuar në goditjen e veprave penale në fushën ekonomike dhe në mbrojtjen e interesave të ligjshme të qytetarëve dhe interesit publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat