back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 21 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFatbardh Kadilli: PS kontrollon gjithçka/ "PD-ja nuk ka strukturë për të sfiduar"

Fatbardh Kadilli: PS kontrollon gjithçka/ “PD-ja nuk ka strukturë për të sfiduar”

Fatbardh Kadilli komentoi në një emision televiziv situatën aktuale në politikën shqiptare, duke analizuar firmosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj nga kryeministri Edi Rama si veprimin e parë të qeverisë së re.

Kadilli e cilësoi këtë si një shenjë të një mentaliteti komunist, duke krahasuar rastin me historitë e Kadaresë dhe figurën e Enver Hoxhës: “Një nga veprat më interesante të Kadaresë tregon kur mbreti e rrit princin dhe më pas e vret. Kjo i ndodhi dhe Erion Veliajt, kjo ka ndodhur edhe andej nga kampioni jonë. Kjo është kulturë komplet komuniste,” u shpreh ai.

Sipas Kadillit, ky veprim i Ramës ka për qëllim të japë një shans kandidatit të tij, duke përfituar nga mungesa e busullës së opozitës. Ai paralelizoi situatën me Partinë Demokratike të vitit 2005, duke theksuar se PD-ja aktuale nuk ka organizim të plotë në degët e saj, ndërkohë që zotëron 50 mandate.

Kadilli theksoi se kjo situatë reflekton jo vetëm kontrollin e PS-së, por edhe dobësitë e strukturës dhe organizimit të opozitës, duke e lënë atë të paaftë të sfidojë qeverinë në mënyrë efektive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat