back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeFlakët s’ndalen/ Emergjenca në disa qarqe, dëme në banesa dhe bujqësi

Flakët s’ndalen/ Emergjenca në disa qarqe, dëme në banesa dhe bujqësi

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë shqetësuese, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur në disa bashki të vendit, duke përfshirë Elbasanin, Finiqin, Tiranën, Vorën, Durrësin, Fierin, Kuçovën, Poliçanin, Hasin, Vaut të Dejës, Matin dhe Mirditën.

Vatrat aktive dhe situata në terren:

Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Përdorimi i inerteve dhe kapsulimi i mbetjeve kanë qenë masat kryesore. Grupi i ekspertëve është në terren për të matur ndotjen e ajrit.

Finiq: Zjarri mes fshatrave Grazhdan dhe Malçan është nën kontroll të pjesshëm. Një mjet zjarrfikës dhe punonjës të Shërbimit Pyjor vijojnë monitorimin në terren.

Tiranë: Në fshatin Bulticë të njësisë Vaqarr, zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen me mjete, por është angazhuar helikopteri Cougar për ndërhyrje nga ajri.

Has: Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, zjarri në pyllin me pisha është i vështirë për t’u shuar për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Dëme materiale:

Fier: Në fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët. Pronari u dërgua në spital me plagë, ndërsa banesa pësoi dëme të konsiderueshme.

Vorë: Në Fushë Prezë, një hangar me bar u dogj plotësisht duke shkatërruar rreth 1600 dëngje me bar.

Forcat në terren:

Për të përballuar situatën janë angazhuar:21 mjete zjarrfikëse,190 forca operacionale,35 efektivë të Forcave të Armatosura,2 zjarrfikëse ushtarake,4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 1 helikopter Cougar, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit si dhe 29 mjete të firmave private.

Rreziku mbetet i lartë në të gjithë vendin

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, rreziku nga zjarret është i lartë pothuajse në të gjitha qarqet. Durrësi, Korça dhe Vlora paraqesin rrezik të moderuar, por me zona specifike ku rreziku mbetet i lartë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë koordinimin për menaxhimin e emergjencës dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat