back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetFoto/ Erion Veliaj në kafazin e xhamtë të Gjykatës

Foto/ Erion Veliaj në kafazin e xhamtë të Gjykatës

Prej nëntë ditësh, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet në qeli.

Ai është në burgun e Durrësit, vendim që u mor nga gjyqtari Erjon Bani në seancën për masën e sigurisë.

Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave, me dyer të mbyllura.

Ditën e sotme, janë siguruar edhe foto nga seanca ku Veliaj po deshmonte përballë gjyqtarit.

I veshur me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, Veliaj qëndon në kafazin e xhamtë nën shoqërinë e një punonjësi policie.

Erion Veliaj akuzohet për konsumimin e 4 veprave penale, korrupsion aktiv e pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa mbi Ajola Xoxën rëndojnë akuzat e korrupsionit, pashtrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Akuzat ndaj veliajt

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndaj bashkëshortes së tij, SPAK thotë se rëndojnë akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie. Ndërkohë të 5 biznesmenët akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv, pasi sipas Prokurorisë së Posaç me kanë dhënë ryshfet të Veliaj për të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi.. SPAK njofton se po kryen hetime paraprake edhe për deputeten socialsite Klotilda Bushka, që sipas Prokurorisë së Posaçme ka penguar zbulimin e së vërtetës. Dy prokurorët që hetuan çështjen janë Ols Dado dhe Altin Dumani. 

SPAK thotë se “Veliaj dhe Xoxa kanë krijuar një mekanziëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.”

SPAK thotë se “Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetasja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.”

SPAK thotë se ka prova se këto para përfundonin te Veliaj dhe Xoxa dhe rrethi i saj familjar përmes sponsorizimeve; likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve; si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme si për shembull një vilë në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”; financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj.

SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Të gjitha këto biznese dhe OJF, tashmë të futura në regjistrin e veprave penale, përdoreshin sipas SPAK që përmes transaksioneve të ndryshme të futnin në sistemin bankar paratë e fituara. Ky qëllim sipas SPAK do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e Elman Abules dhe familjarëve të tij.

Sipas SPAK, “Xoxa në një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.”

SPAK sekuestroi vilën 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Gentian Sula, 2 llogari bankare të Ajola Xoxës me vlerë 869,149  Euro dhe para të valutave të ndryshme me vlerë 115 mijë euro, të gjetura në një kasafortë, gjatë kontrolleve në një prej bizneseve të Xoxës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat