Qytetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, PD po protestojnë në hyrje të Portit të Durrësit.
Sipas tyre janë mbi 200 kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, dhe që pritet të shkarkohet në portin e Durrësit.
“Ato janë të dëmshme, nuk zgjedhin, dëmtojnë shëndetin e gjithkujt, ndaj dhe sot ne protestojmë, të gjithë qytetarët duhet të protestojnë”, u shpreh një qytetar.
Sipas një tjetër qytetareje, fakti që kjo sasi mbetjesh është kthyer mbrapsht tregojnë sa të rrezikshme janë. Ajo kërkoi nga qytetarët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë që të reagojnë fort.
Ndërsa, ambientalisti Sazan Guri u shpreh se sot duhet të reagojnë qytetarët, prindërit e çdo fëmije.