back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuLajme“Cilët qeveritarë mbron ky trafik i mbetjeve të rrezikshme?/ Muçollari thirrje për...

“Cilët qeveritarë mbron ky trafik i mbetjeve të rrezikshme?/ Muçollari thirrje për transparencë

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme i ka bërë thirrje Qeverisë që të bëjë transparencë dhe të nxjerrë përgjegjësit kryesorë në këtë trafik ndërkombëtarë mbetjesh të rrezikshme.

Muçollari i është referuar rrjetit të Bazelit, i cili më herët ka paralajmëruar se qeveria mund të prishë provat.

“Cilët qeveritarë mbron ky trafik i mbetjeve të rrezikshme? A ka mbetje ende të rrezikshme në port? Qeveria s’jep asnjë përgjigje. Kërkojmë që kur të vijnë mbetjet, të bëhet transparencë.

Qeveria mund të ketë prishur provat, kontenierëve mund t’i jenë prishur vulat, paralajmëroi Bazeli. Nëse qeveria s’ofron transparencë, lind dyshimi se çfarë do ndodhë me këto mbetje, në cilën zonë të Durrësit do groposëm apo në det?!

Pse duhet të na mohojnë transparencën. E vetmja arsyeja, është që trafiku të vazhdojë, s’dimë asgjë për trafikun ndërkombëtar.

Cila industri prodhon kaq shumë mbetje të rrezikshme për ekosistemin dhe jetën tonë. Bazeli do jetë këtu, për të siguruar transparencë. Si opozitarë na duhet të marrim riolin e shoqërisë civile. Ajo s’po reagon. Transparenca mbi këtë ngjarje, na garanton siguri dhe çon sinjal të qartë për këtë trafik.

Përgjegjësit nga zyrtari më i vogël te kryeqeveritari të shkojnë para drejtësisë për këtë krim mjedisor, ndaj të drejtës sonë për të jetuar. Duhet të kërkojmë mbështetjën e të gjithëve, socialistë e demokratë. Nëse qeveria s’reagon, duhet të përshkallëzojmë reagimin tonë”, u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat