back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniFrontex heton akuzat kundër Greqisë

Frontex heton akuzat kundër Greqisë

Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre – sikurse dyshohet – u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke. Agjencia Evropiane e Mbrojtjes Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) e klasifikon këtë incident si tepër serioz. Aktualisht Frontex-i po kryen një numër hetimesh lidhur me shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut në kufirin grek.

Megjithatë shpesh nuk ka prova të qarta se forcat greke të sigurisë po i dëbojnë me forcë refugjatët që ata të rikthehen në Turqi ose në ujërat turke. Shpesh nuk është më e mundur të përcaktohet nëse një anije kishte arritur vërtetë të hynte në ujërat territoriale greke. Athina e mohon me forcë se ka dëbime sistematike dhe se refugjatët  deportohen përtej kufirit pa pasur mundësinë që kërkesa e tyre për azil dhe mbrojtje të gjykohet individualisht.

“Një shkelje e tillë e ligjeve evropiane sigurisht që do të kishte pasoja për punën tonë”, thotë Lars Gerdes, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex. Ai nuk e përjashtom as mundësinë që Frontex-i qëllimisht mbyll sytë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. “I ngarkuari ynë për të drejtat e njeriut, i cili punon në mënyrë të pavarur nga agjencia, po heton aktualisht të dhënat për shkelje të mundshme”, tha Gerdes. “Shkeljet, sigurisht, mund të kenë pasoja, dhe kjo është arsyeja pse drejtori ynë ekzekutiv, Hans Leijtens, i shqyrton ato me kujdes dhe personalisht.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat