back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 22 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaDështimi i seancës/ Reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…… deri...

Dështimi i seancës/ Reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…… deri kur?

Seanca konstituive ka dështuar sërish sot. Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marrë as sot votat e mjaftueshme. Për Haxhiun votuan vetëm 54 deputetë.

Seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili tha se seanca do të vazhdojë pas 48 orësh.

Pas dështimit të seancës ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI),

“Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…… DERI KUR? Kur demokracia dhe fuqia politike reduktohen vetëm në numra… e deputetët nuk janë veç numra”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk po arrin të merr votat e mjaftueshme për të udhëhequr me Kuvendin. Edhe në pesë votimet e mëhershme, pro Haxhiut kanë votuar vetëm 57 deputetë.

LVV nuk po heq dorë nga kandidatura e Haxhiut për kryeparlamentare, ndërsa nga partitë opozitare thonë se nuk do ta votojnë Haxhiun pasi nuk është person unifikues.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat