back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFushata ‘ngriu’ buxhetin/ Arka e mbushur, investimet bosh

Fushata ‘ngriu’ buxhetin/ Arka e mbushur, investimet bosh

Fushata për zgjedhjet parlamentare te 11 majit bllokoi shpenzimet e qeverisë. Statistikat zyrtare të ministrisë së Financave tregojnë se ekzekutivi shpenzoi vetëm 25% te asaj se çfarë kishte planifikuar për katër muajt e parë te vitit, duke mbajtur arkën e shtetit plot.

Por nëse shpenzimet kanë qenë të ulëta, të ardhurat nga tatimet duket të jenë me të larta duke nxjerr buxhetin e shtetit në sufiçit. Të dhënat thonë se për 4 muajt e parë te vitit u arkëtuan rreth 8miliardë lekë më shumë se sa shpenzuan.

Pavarësisht se nocioni i kursimit duket pozitiv, ne terma afatgjatë ai mund të kthehet ne problem për ekonominë, pasi mungesa e shpenzimeve do te thotë mungese investimesh, qofshin ne nivelin mikro si ato për restaurime institucionesh, deri te projektet e mëdha.

Tanimë me përfundimin e zgjedhjeve edhe arka e shtetit do të hapet pasi edhe ndalesat ligjore sa i takojnë shpenzimeve në fushatë zgjedhore nuk janë më pengesë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat