Ka përfunduar kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrsë Kombëtare të Hetimit (BKH). Rezultatet janë dorëzuar te komisioni i përbërë nga Altin Dumani, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Në garë janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Komisioni do të shqyrtojë rezultatet përfundimtare dhe do të bëjë renditjen finale, duke dërguar më pas një emër për miratim te Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Sipas burimeve paraprake, në krye të renditjes është Gentjan Ndoi, megjithatë komisioni ka të drejtë të zgjedhë mes tre kandidatëve të parë të renditur.



