back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetGënjeshtra zyrtare në kohë reale: Si u kap policia në flagrancë në...

Gënjeshtra zyrtare në kohë reale: Si u kap policia në flagrancë në Theth

Në një vend ku informacioni është thelbësor për besimin e publikut, deklaratat e policisë mbi situatën në Theth janë tregues i një problemi serioz.

Mungesa e transparencës dhe përpjekja për të kontrolluar perceptimin publik, pavarësisht realitetit në terren.

Policia në deklaratat zyrtare tha se situata në Theth ishte “e qetë” dhe se nuk kishte asnjë incident të dhunshëm, duke mohuar përdorimin e armëve dhe sulmin me molotov ndaj IKMT-së.

Por videot, fotot dhe dëshmitë në terren treguan të kundërtën forcat speciale u detyruan të nxjerrin armët dhe të shënjestronin personat që sulmonin me molotov. Kjo bie ndesh me raportimin zyrtar dhe tregon një përpjekje për të ulur panikun ose për të mos nxjerrë në pah pamundësinë për të kontrolluar situatën.

Shteti përballë banorëve: FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

Presioni politik
Thethi është kthyer në vëmendjen e politikes për shkak të ndërtimeve pa leje dhe tensioneve mes banorëve dhe institucioneve shtetërore.

Policia dhe autoritetet kanë një presion të madh për të treguar se po kontrollojnë situatën dhe po zbatohen ligjet, ndryshe rrezikojnë humbjen e besimit të publikut dhe përkeqësimin e krizës politike. Kjo mund t’i shtyjë drejt përpunimit të një versioni më të butë të ngjarjeve.

Sot kryeministri Edi Rama kërcënoi Policinë, duke thënë se për çdo ndërtim pa leje, do të përgjigjen personalisht.

Rama kërcënon Policinë: Për çdo ndërtim pa leje, do përgjigjeni personalisht

Gënjeshtra e policisë për ngjarjet në Theth është dëshmi e një mungese serioze të transparencës dhe përgjegjësisë. Në një kohë kur besimi në institucionet shtetërore është i brishtë, fshehja e së vërtetës vetëm sa e thellon krizën dhe tensionet në shoqëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat