KreuAktualitetShteti përballë banorëve: FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

Shteti përballë banorëve: FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Situata në fshatin turistik të Thethit vijon të përshkallëzohet, teksa protestat kundër shembjes së ndërtimeve pa leje po shoqërohen me akte dhune.

Banorë të zonës kanë hedhur molotov në drejtim të grupit të IKMT-së dhe forcave të policisë, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Në fotot e siguruara nga vendngjarja, një efektiv i policisë shihet duke shënjestruar me armë automatike (AK-47) drejt pyllit ku dyshohet se është fshehur autori i hedhjes së molotovit.

Thethi në flakë: Sulm me molotov ndaj fadromës së IKMT/ Në shënjestër edhe drejtori Metaj

Për shkak të tensioneve të shtuara, tre furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur drejt Thethit për të mbështetur forcat vendore dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ngjarja bie ndesh me deklaratat zyrtare të Policisë së Shkodrës, e cila më herët njoftoi se “situata është nën kontroll dhe e qetë”. Pamjet dhe zhvillimet në terren tregojnë të kundërtën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të sulmeve, ndërsa Policia ka paralajmëruar ndëshkim të rreptë për çdo përpjekje për të penguar zbatimin e ligjit nga institucionet shtetërore.

Policia: Nuk ka rrezik për jetën në Theth, situata nën kontroll

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat