back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Gërdeci"/ Refuzohet tërheqja e gjyqtares Gjoka nga gjykimi i Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Refuzohet tërheqja e gjyqtares Gjoka nga gjykimi i Fatmir Mediut

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për t’u dorëhequr nga gjykimi i çështjes së Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me tragjedinë e vitit 2008.

Zëvendëskryetari i GJKKO-së, gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Gjoka, vendosi ta rrëzojë atë me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet e papajtueshmërisë që do ta pengonin gjyqtaren të vijonte gjykimin.

Vendimi u bë publik në seancën e sotme, ku vetë gjyqtarja Irena Gjoka e relatonte kërkesën e saj para palëve. Ndërkohë, prokurori i çështjes, Klodian Braho, paraqiti dhe referoi një pjesë të provave shkresore që Prokuroria kërkon t’i bashkëngjiten shqyrtimit gjyqësor.

Seanca u shty për në 9 dhjetor, ku pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe procedurat e radhës.

Më herët, GJKKO kishte rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e gjyqtares Gjoka nga procesi. Pas këtij vendimi, Gjoka kërkoi vetë të largohej nga çështja duke argumentuar se kishte shqyrtuar më herët, në fazë paraprake, të njëjtën dosje. Megjithatë, pas vlerësimit të kryer nga gjyqtari Bani, kjo kërkesë u konsiderua e pambështetur.

Çështja “Gërdeci”, një nga proceset më të ndjeshme të tranzicionit shqiptar, vijon kështu përpara me trupën gjykuese aktuale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat