back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizGjesti flet për lidhjen me Xhenetën: U kry çdo send

Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: U kry çdo send

Gjesti ka folur me Egli Takon për lidhjen që kishte në Big Brother VIP Kosova 3 me Xheneta Fetahun. Ai thotë se ka pasur ndjenja për të dhe se për aq pak sa kanë qenë bashkë e ka dashur.

Këngëtari u shpreh se u lëndua shumë dhe është prekur vazhdimisht për situatat që u krijuan.

Thjesht kam qenë i lidhur me të. Kam pasur ndjenja për të, e kam dashur. Aq kohë sa kemi ndenjur s’kam mundur pa të. Jam lënduar për një gjë më të vogël. Jam prekur shumë. Shumë kam qenë i lënduar, se di si e kam mbajtur veten, plus mërzitja, plus gjëra tjera personale. Krejt më janë mbledhur. Si kam mundur të duroj.

I pyetur nëse e ka mbaruar lidhjen, Gjesti iu drejtua shkurt Eglit: “Është mbyllur çdo send”.

Një lidhje e shkurtër, dy-tre muaj, pa marrë parasysh kryhet edhe shpejt. Unë mendoj kështu. Po. Unë po i kam mbyllur gjërat. Brenda u kry çdo send. E di shumë mirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat