back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO i mbyll derën Ilir Metajt/ Masa e arrestit mbetet në fuqi

GJKKO i mbyll derën Ilir Metajt/ Masa e arrestit mbetet në fuqi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metajt për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Metaj, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, kishte paraqitur kërkesën më 6 gusht 2025.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 260/2 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 546, datë 13.08.2025, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Sipas vendimit, pala e pandehur ka të drejtë të bëjë ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili nis nga momenti i njoftimit të vendimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat